Hajrullah Syla
Udhëheqës Artistik i PrIVocalFestHajrullah Syla
Hajrullah Syla (4 Nëntor 1991 - Vushtrri, Kosovë) kompozitor dhe dirigjent kosovar. Në vitin 2014 Syla përfundoi studimet në kompozim me prof. Mendi Mengjiqin pranë Universitetit të Prishtinës dhe në vitin 2017 përfundoj studimet për dirigjim me prof. Bajar Berisha pranë të njëjtit Universitet. Si kompozitor dhe dirigjent është paraqitur në vende të ndryshme si: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Gjermani, Francë, Itali, Bullgari, Turqi, Greqi, Belgjikë, Lituani, Britani e Madhe, USA etj. Ai gjithashtu është paraqitur si dirigjent me Orkestra të ndryshme si: Filharmoninë e Kosovës, Orkestrën e të Rinjëve të Kosovës, Orkestrën kamertale “Rexho Mulliqi”, Orkestrën Harkore “Tadenus” etj… Në shkurt të vitit 2021 Syla mbajti një koncert tejet të suksesshëm me Ansamblin Vokal te Filharmonisë së Kosovës, ku pas kësaj paraqitje Syla morri ftesë nga selektuesit e festivali prestigjioz “Vera e Ohrit”, festival ky që këtë vit shënoi edicionin e 61-të, Syla në këtë festival u paraqit si dirigjent me Korin e Filharmonisë së Kosovës ku morri vlerësime të larta si një koncert shumë i sukseshëm nga kritika e festivalit. Syla është fitues i disa çmimeve brenda dhe jashtë vendit si: Ministria e Kulturë për veprat Fog in the Forest 2021, Ubi Caritas 2020; Duo for Violin and Cello, Druskomanija 2018 në Lituani; në vitin 2015 ai ishte fitues i Berlin Auditions 2015 që organizohet nga Spectrum Concerts, ku në vitin 2016 dy nga veprat e Sylës janë interpretuar në Berliner Kammermusiksaal, Fantasie për solo klarinet in Bb dhe Lotët e Nënës për ansambël kamertal etj. Ai ka mbajtur masterklase me dirigjentë të njohur si: Toshio Yanagisawa, Rene Gulikers, John Armstrong, Nathalie Marin etj… gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në ACDA Konferencë në USA, EAS Konferencë në Lituani dhe është fitues i dy bursave nga MM-University – USA. Veprat e tij përfshijnë: Trio për Piano, Duo Violinë dhe Celo, Kuintet pianistik, Color Sextet për Piano, Kuartet Harkor nr.1, Vepra Korale a cappella dhe me shoqërim instrumental, Overturë për Orkestër Simfonik, Koncertino për klarinet in Bb dhe Orkestër kamertal, Koncert për Violinë dhe Orkestër Simfonik etj... Në vitin 2018 Syla themeloi festivalin e muzikës vokale PrIVocalFest, që njëherit është festivali i vetëm që i dedikohet muzikës vokale në Kosovë. Në vitin 2012 Syla ka formuar Ansamblin vokal Attacca, i përbërë nga 16 vokalist. Që nga viti 2012 ai kryen detyrën e asistent – dirigjentit në Filharmoninë e Kosovës dhe nga viti 2013 kryen detyrën e mësimdhënësit pranë shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. Syla gjithashtu nga viti 2019 është pjesë e Orkestrës Frymore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.