Mbi Re x Arta Jashari, soprano - Pranvera Hoxha Bryma, piano - PrIVocalFest 2022
Mbi re x Arta Jashari, soprano - Pranvera Hoxha Bryma, pianoData: 11/10/2022 Ora: 20:00 Lokacioni: Amfiteatri i ri i Bibliotekës Universitare - Prishtinë, Kosovë Book Now
Mbi Re x Arta Jashari, soprano - Pranvera Hoxha Bryma, piano - PrIVocalFest 2022
"Mbi re" - Program i cili përmbanë këngë të përpunuara dhe miëfillta shqipe të së madhës Nexhmije Pagarusha. Arta Jashari, soprano Pranvera Hoxha Bryma, piano Yllka Simnica, flautë Astrit Stafai, kitarë Avni Krasniqi, trumpetë *** Arta Jashari, soprano E lindur më 1988 në Prishtinë, nga dy prindër muzikant, Arta nis rrugëtimin e saj muzikor që nga mosha 6 vjeçe fillimisht në piano dhe solfezhë në Shkollën e Muzikës " Frana Gerbiča" në Cerknica (Slloveni) te Prof. Metka Lebar, për të vazhduar në degën e Pianos dhe Solokëndimit në Shkollën e Mesme "Prenk Jakova" te Prof. Misbah Kaçamaku dhe Elife Podvorica-Jashari në Prishtinë. Studimet Bachelor i nisi në Akademinë e Muzikës, dega Solokëndim te Prof. Merita Juniku, në Univerzitetin e Prishtinës, duke vazhduar vitin e 3-të të studimeve si bursiste e Basileus Erasmus Mundus në Akademinë e Muzikës, dega Solokëndim te Prof. Pija Brodnik, Univerziteti i Ljubljanës në Ljubljanë, Slloveni. Diplomon në Prishtinë. Studimet Master i nis në Univerzitetin e Arteve në Berlin, dega Operë dhe Paraqitje Skenike me Prof. Julie Kaufmann, duke vazhduar ato deri në diplomim me Prof. Aris Argiris (Bariton) dhe Prof. Isabel Hindersin (Soprano, Aktore, Regjisore) më 2018 në Berlin, Gjermani. Arta është angazhuar vazhdimisht në skenë që nga mosha 15 vjeçe në Gara, Manifestime të ndryshme dhe Koncerte. Paraqitet si soliste me Korin dhe Orkestrin e Filharmonisë së Kosovës me dirigjent të ndryshëm si: Rafet Rudi, Bujar Llapaj, Noorman Widjaja, Claudio Büchler, Desar Sulejmani, Toshio Yanagisawa etj. Në vitin 2020 merr pjesë në duet me Tenorin Italian Piero Mazzochetti organizuar nga Europe House dhe Bashkimi Evropian. Në vitin 2021 organizon Koncertin Recital, nën Patronatin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, zt.Shpend Ahmeti. Gjatë pandemisë, në 2020 dhe 2021 Arta bëhet shembull në mediat ndërkombëtare si Washington Post, Independent, Seattle Times, Taiwan News etj. për vullnetarizmin në Klinikën e Pulmologjisë për pacientët me Covid19. Në vitin 2021 këndon Himnin e SHBA për Shtëpinë e Bardhë dhe Presidentin e Amerikes, zt. Joe Biden nën organizimin e Presidencës së Kosovës. Arta është anëtare e Rotary Club Prishtina - DACH. Ajo vazhdon angazhimin e saj si anëtare e Korit të Filharmonisë së Kosovës. ----- Pranvera Hoxha Bryma, piano Mësimet e para në piano i nisi në moshën 10 vjeçare. Studimet bazë i mbaroi në Prishtinë ndërsa studimet e larta i vazhdoi në Akademinë e Arteve të Bukura- Tiranë, ndërkaq ato të magjistraturës pranë Fakultetit të Muzikës në Shkup. Ka realizuar koncerte solo, muzikë dhome dhe bashkëpunime me Korin dhe Filharmoninë e Kosovës. Ka qenë pjesëmarrëse në të gjitha festivalet e mbajtura në vend dhe në festivalin e Chopinit në Tiranë. Është anëtare e Orkestrës Kamertale ”Rexho Mulliqi” me të cilën realizoi disa koncerte në vend, rajon dhe Evropë. Së fundmi së bashku me kolegen Alba Mucolli - Dehiri kanë themeluar duon pianistike ku kanë realizuar disa koncerte në vend dhe rajon. Gjithashtu ka realizuar një sër aktivitetesh me klasën e flautit dhe klarinetës pranë Akademisë së Arteve në Prishtinë, ku aktiviteti i fundit u mbajtë në kuadër të 50 vjetorit të Universitetit të Prishtinës. Gjithashtu në cilësinë e korepoetitores ka bashkëpunuar edhe me Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, Universitetin shtetërorë të Tetovës dhe ESMA. Aktualisht punon si korepetitore në klasën e Flautit dhe Klarinetës pranë Universitetit të Prishtinës - Fakulteti i Muzikës dhe profesoreshë e pianos në SH.M.M. “Prenk Jakova” në Prishtinë.