The Swingles - PrIVocalFest 2022
The Swingles - PrIVocalFest 2022Data: 10/10/2022 Ora: 20:00 Lokacioni: Qendra "BogdaniPolis" - Prishtinë, Kosovë Book Now
The Swingles - PrIVocalFest 2022
Programi Storytelling Fuqia e Muzikës Pak gjëra janë më thelbësore për përvojën njerëzore se sa mbledhja për të ndarë këngë dhe histori. Në këtë program, The Swingles ngazëllejnë fuqinë e narrativave muzikore për të krijuar një lidhje midis interpretuesve dhe dëgjuesve. Grupi prezanton këngë krejt të reja origjinale të shkruara në përgjigje të kohërave tona të trazuara, së bashku me klasikët e ri-imagjinuar nga kompozitorët e tyre të preferuar: nga himnet e pop-it deri tek rrëfimtarët folk, Fleetwood Mac tek Radiohead. Me virtuozitetin e tyre vokal dhe inovacionin teknik gjithmonë në shërbim të emocioneve të muzikës, The Swingles këndojnë drejt e në zemër. Këto këngë tregojnë përralla prekëse të dashurisë dhe humbjes, krijojnë mbretëri imagjinare dhe frymëzojnë me thirrje të fuqishme për vepra. Ata e bëjnë këtë përmes teksteve magjepsëse, të interpretuara me ndjeshmëri nga The Swingles - por edhe përmes aranzhimeve të harlisura dhe me teksturë aranzhimi që nxjerrin në pah ngjyrat vokale, timbrin dhe dinamikën e zërave të grupit, duke përfshirë përdorimin e tyre krijues të looping live. Një program i ndikuar nga pop dhe folk me materiale të reja origjinale. * * * The Swingles janë një nga grupet vokale më të admiruara dhe më të dashura në botë. Me një dhunti të natyrshme argëtuesish, shfaqjet e tyre elegante i çojnë ata në vende dhe skena festivalesh anembanë botës. Janë fitues të pesë çmime Grammy dhe kanë marrë vlerësimeve prestigjioze ndërkombëtare nga viti në vit. Me breza fansash nga performancat e tyre live dhe paraqitjet në kolonat zanore të filmave dhe TV, evolucioni muzikor dhe dëshira krijuese e The Swingles i bën ata po aq të rëndësishëm sot sa kur Ward Swingle krijoi grupin gati gjashtë dekada më parë. Me shkathtësinë e tyre vokale të dallueshme, The Swingles “kërcejnë” nga zhanri në zhanër, duke rikrijuar muzikën xhaz, klasike, popullore, pop dhe botërore nga repertori i tyre gjithnjë në rritje i aranzhmaneve së bashku me një grup materialesh-vepra të reja origjinale. “Përbërësi sekret” i grupit është aftësia e shtatë këngëtarëve, solistëve, kompozitorëve dhe tregimtarëve për t'u kombinuar si një tingull i përzier i pastër dhe i përjetshëm. Duke përdorur gjithmonë në mënyrë krijuese amplifikimin e mikrofonit , vitet e fundit The Swingles kanë shtuar audio looping live në shfaqjet e tyre skenike. I lindur në Amerikë, Ward Swingle mblodhi fillimisht një grup këngëtarësh parisianë (fillimisht të quajtur The Swingle Singers) për të kënduar muzikën e Bach për tastierë në vitin 1962. Albumi "Jazz Sebastian Bach" rezultoi të jetë një hit i madh, duke hapur terren të ri muzikor dhe duke lançuar The Swingles drejt famës. Që atëherë, grupi ka publikuar më shumë se 50 albume që përfshijnë një larmi të madhe muzikore, të ushqyer nga shpirti pionier dhe shijet muzikore të gjithanshme të Ward Swingle. Duke e çuar përpara këtë trashëgimi, Swingles sot janë Federica Basile (Itali), Joanna Goldsmith-Eteson (MB), Imogen Parry (MB), Oliver Griffiths (MB), Jamie Wright (MB), Jon Smith (SHBA) dhe Edward Randell (MB). Kompozitori i nderuar eksperimental, Luciano Berio, ishte një nga kompozitorët e parë që eksploroi tingëllimën e zërave të amplifikuar të The Swingles në një mjedis orkestral me veprën e tij novatore Sinfonia. Shfaqjet e fundit të The Swingles përfshijnë ato me Simfoninë e San Franciskos (me Michael Tilson Thomas), Radion e Vjenës ORF (me Marin Alsop), Orkestrën Filharmonike të Londrës (me Vladimir Jurowski) dhe Orkestrën e La Scala, Milano (me John Axelrod). Bashkëpunimet me artistë si: nga Labrinth te The King's Singers, Peter Hollens dhe Jamie Cullum. Vitet e fundit The Swingles themeluan Festivalin jashtëzakonisht të suksesshëm të Londrës A Cappella dhe nisën një program edukimi online në vitin 2021 për të mbështetur punën e tyre të gjerë, gjithashtu të përkushtuar t'i kushtojnë një pjesë të madhe të çdo viti punës në arsim në mbarë botën, duke sjellë aftësitë e tyre teknike në muzikën vokale së bashku me skenën, improvizimin, shkathtësinë e zhanrit, shkrimin e këngëve dhe aranzhimin.