Pre - PrIVocalFest
ELIKONË HYSAJ SHALA, mexosoprano | PRANVERA HOXHA BRYMA, pianoData: 13/05/2022 Ora: 19:00 Lokacioni: PALLATI I RINISË DHE SPORTIT - ATELIEJA Book Now
Pre - PrIVocalFest
ELIKONË HYSAJ SHALA, mexosoprano PRANVERA HOXHA BRYMA, piano PROGRAMI Lou Reed PERFECT DAY Kori i Fëmijëve “Okarina” Gabriel Fauré AU BORD DE L’EAU Gabriel Fauré LES BERCEAUX George Bizet SEGUIDILLE Enrique Granados CAPRICHO ESPANOL Op.39 Pranvera Hoxha Bryma, piano Francesco Paolo Tosti NON T’AMO PIU popullore KROI I FSHATIT TONE Rashid Krasniqi arr. Elikonë Hysaj Shala MALLËNGJIMI Kori i grave “Okarina” Rafet Rudi NJË TOKË, NJË KOKË Kori i fëmijëve dhe i grave “Okarina” Prenk Jakova ZEMREN MRIKE UN’ S’PO TA PRISHI Aria e Mares Luigi Arditi IL BACIO ------ Elikonë Hysaj Shala- e lindur në vitin 1982 në Prishtinë, shkollën fillore dhe shkollën e mesme të muzikës “ Prenk Jakova” drejtimi solokëndim e mbaroi në vendlindje ndërsa studimet në Akademinë e arteve të bukura në Tiranë në degën e solokëndimit, dhe studimet postdiplomike /master në Akademinë e arteve “ Kiril i Metodij” në Shkup, dhe vazhdon studimet master për regji teatri pranë Fakultetit të Arteve në Prishtinë. Menjëher pas përfundimit të studimeve u kthye në Prishtinë duke dashur të kontribuoj në kulturën vokale në Kosovë , kështu duke u bërë pjesë e Filharmonisë së Kosovës që nga viti 2005 dhe vazhdon të jetë pjesë e këtij institucioni me rëndësi për vendin tonë. Elikonë Hysaj Shala që nga vitin 2007 kontribuon në cilësinë e pedagoges në arsimimin e brezave të Republikës së Kosovës, duke qenë ligjëruese në shkolla fillore dhe të mesme si : “ Milleniumi i tretë” , kolegji turk “ Mehmet Akif” dhe “ The British School of Kosova” dhe ligjëruese universitare për tre vite me rradhë pranë Kolegjit universitar “AAB” drejtimi muzikologji. Elikona Hysaj Shala numeron 2 koncerte solistike, paraqitje me orkestren e Filharmonisë së Kosovës në cilësinë e solistes si dhe paraqitje të shumta në kuadër të aktiviteteve kulturore të shumta në vend. Elikonë Hysaj Shala është themeluese dhe udheheqëse e Korit të Fëmijëve “Okarina“ që nga viti 2014, tani së fundmi dhe udhëheqëse e Korit të Grave “Okarina” Kori “Okarina” ndër vite ka patur bashkpunime me figurat e mëdha të kulturës kombëtare dhe ndërkombëtare si Diva Inva Mula, solokëngëtarja Dëshira Ahmeti, koncert të organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës koncert dedikim me veprat e kompozitorit Akademik Rauf Dhomi. Përpos këtyre aktiviteteve Kori i Fëmijëve “Okarina“ numëron shumë koncerte dhe paraqitje televizive që nga viti 2014. ——— Pranvera Hoxha – Pianiste mësimet e para në piano i nisi në moshën 10 vjeçare. Studimet bazë i mbaroi në Prishtinë. Studimet e larta i vazhdoi në Akademinë e Arteve të Bukura – Tiranë, ndërkaq ato të magjistraturës në Fakultetin e Muzikës - Shkup Ka realizuar koncerte solo, muzikë dhome dhe bashkëpunime me Korin dhe Filharmoninë e Kosovës. Ka qenë pjesëmarrëse në të gjitha festivalet e mbajtura në vend dhe në festivalin e Chopinit në Tiranë. Është anëtare e Orkestrës Kamertale ”Rexho Mulliqi” me të cilin realizoi disa koncerte në vend, rajon dhe Evropë. Së fundmi së bashku me kolegen Alba Mucolli - Dehiri kanë themeluar duon pianistike ku kanë realizuar disa koncerte në vend dhe rajon. Gjithashtu ka realizuar një sër aktivitetesh me klasën e flautit dhe klarinetës pranë Akademisë së Arteve në Prishtinë, ku aktiviteti i fundit u mbajtë në kuadër të serisë koncertale Musica UP. Gjithashtu në cilësinë e korepetitores ka bashkëpunuar edhe me Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, Universitetin shtetërorë të Tetovës dhe ESMA Aktualisht punon si korepetitore në klasën e Flautit dhe Klarinetës pranë Universitetit të Prishtinës - Fakulteti i Muzikës dhe profesoreshë e pianos në SH.M.M. “Prenk Jakova” në Prishtinë.