ADELINA PALOJA, soprano | LIRIKA PULA KASAPOLLI, piano & Kuarteti Harkor AMATI
ETERNAL ECHOES

ETERNAL ECHOES

PROGRAMI SERGEI RACHMANINOFF POLYUBILA YA NA PECHAL SVOYU op.8, no.4 ZDES KHOROSHO op. 21, no. 7 ANTONÍN DVOŘÁK MĚSÍČKU NA NEBI HLUBOKÉM SONG TO THE MOON RUSALKA'A ARIA FROM OPERA "RUSALKA" GIACOMO PUCCINI CHI IL BEL SOGNO DI DORETTA MAGDA'S ARIA FROM OPERA "LA RONDINE” JOHANNES BRAHMS 16 WALTZES op.39, no.3,4 LIRIKA PULA KASAPOLLI, PIANO FRANCESCO CILEA ECCO: RESPIRO APPENA…IO SON L'LUMILE ANCELLA ADRIANA'S ARIA FROM OPERA "ADRIANA LECOUVREUR" LÉO DELIBES LES FILLES DE CADIX THE MAIDS OF CADIZ - POÉSIE D' ALFRED DE MUSSET AGUSTIN LÁRA GRANADA CANCIÓN ESPAÑOLA Autor: RASHID KRASNIQI ARR. VALTON BEQIRI O VENDI IM Kuarteti Harkor “AMATI” String Quartet NIKOLLA ZORAQI MALL' DASHURIE HALIT KASAPOLLI ARR. HAJRULLAH SYLA BASH ZEMANI AVNI MULA ARR. GENC TUKIQI SHQIPËRI O VENDI IM FEIM IBRAHIMI ARR. GENC TUKIQI RRJEDH NË KËNGË E LIGJËRIME ----------------- ADELINA PALOJA, soprano Soprano e mirenjohur nder zerat operistik me te dalluar te Kosoves e shquar për mishërimin e emocionit, teknikës vokale dhe prezencës skenike ajo është ndër emrat më të respektuar në jetën kulturore në vend. E filloi rrugëtimin e saj muzikor në piano qysh në moshën 6-vjeçare. Studimet për kanto i kreu me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, për të vazhduar studimet pasuniversitare në Universitetin e Shkupit St.Kiril and Metodij. Ajo përfundoi studimet pasuniversitare si studente e dalluar me nderime te larta “Summa Cum Laude”. Në vitin 2009 filloi punën në Filarmoninë e Kosovës, me të cilën interpreton si soliste rregullisht në koncertet e institucionit. Ajo ka performuar shpesh si soliste me Orkestrën Simfonike të Filarmonisë së Kosovës, Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar - RTSH, Orkestrën Simfonike të Shkodrës, Orkestrën e Filharmonisë "Ettore Pozzoli"- Milano , Orkestrën Simfonike të Teatrit të Operas dhs Baletit TKOB- Tiranë, Orkestrën Simfonike të Romës - Itali etj. Ka bashkëpunuar me dirigjentë e artistë të ndryshëm si: Tomislav Sopov, Bujar Llapaj, Leonardo Quadrini, Zhani Ciko, Rafet Rudi, Baki Jashari, Sasa Tatarcevski, Nayden Todorov,Jetmir Barbullushi, Oleg Arapi, Desar Sylejmani, Noorman Widjaja, Marcio da Silva, Fernando Briones, David Hayes, Luca Ballabio, Tedi Papavrami, Michelle Manganelli etj. Ka interpretuar premierën e veprës "Ubi Caritas" nga kompozitori Hajrullah Syla, e cila i është dedikuar pikërisht sopranos Adelina Paloja, vepër kjo e cila është shpërblyer me çmim nga MKRS. Ka performuar në festivale të ndryshme muzikore si: "I Grandi Concerti" Itali - organizuar nga Filharmonica "Ettore Pozzoli" , "Summa cum laude" Wiener Musikverein - Golden Hall (Vjenë), "Teho" (Maqedoni, "Ditët e Muzikës Kosovare" (Kosovë), "Ohridsko leto" Ohër, Festivali Ndërkombëtar "DAM" , “Prishtina International Vocal Festival”, “Festival Musica Europa” (Bullgari- Sofia) organizuar nga “Sofia Philharmonic", etj. Me Recitale Solistike dhe interpretime te tjera është prezentuar në vende të ndryshme botërore si në: Francë, Itali, Gjermani, Suedi, Maqedoni, Bullgari, Kroaci, Mal të Zi, Greqi, Hungari, Shqipëri, Emiratet e Bashkuara Arabe - Abu Dhabi, Mbreterine e Bashkuar- Angli, Holande etj. Këtë vit ajo u specializua në aspektin akademik në tekniken e interpretimit, "Specializim në Bel Canto" në Filarmoninë Ettore Pizzoli me Maestra Carmen SANTORO dhe mori pjesë si soliste me në "Gran Gala Dell'Opera" në "Teatro Manzioni" nën shoqerimin e Orkestres Simfonike me dirigjent Luca Ballabio. Me rendesi te vecante ishte paraqitja ne Itali ne Shfaqjen "In Arte Maria Callas" si solistja kryesore. Kishte rastin e rralle ta perfeksionoj artin teknik të interpretimit e te punoj me legjenden e artit operistik ne bote, Diven RENATA SCOTTO. Emra te tjere te rendesishem qe ka mbajtur masterclasse dhe workshope perfshijne eliten operistike boterore si: Gregory Kunde, Paolo Bordogna, Gianni Tangucci, Ernesto Palacio, Carmela Remigio etj. Se fundmi ka performuar si Soliste e I-rë në dy koncerte te medha në VATIKAN dhe në PANTHEON-Romë, dy monumetet kult te Romes, shoqeruar nga International Opera Choir dhe Orchestra Sinfonica Romana. Ishte anëtare e Keshillit Drejtues të Filarmonisë së Kosovës, në dy mandate. Ligjëruese Universitare në Fakultetin e Arteve në Universitetin "Hasan Prishtina si dhe Departamenti i Artit Muzikor ne Fakulteti e Arteve të Universitetit "Haxhi Zeka" të Pejës, ku është profesoreshë e regullt dhe ligjëron lëndën kryesore të Kantos dhe të Teknikës Vokale. Është Soliste e "Operas së Parë të Kosovës" "Goca e Kaçanikut" të kompozitorit Rauf Dhomi , 52 vite që nga krijimi i saj e cila erdhi si Premierë e I-rë Absolute që shënon histori në vendosjen e saj skenike. Adelina Paloja interpretoi Rolin Kryesor - titullar të "Gocës së Kaçanikut" - Pafika. LIRIKA PULA KASAPOLLI, piano E lindur në Gjakovë, ku mori edhe mësimet e para në piano për ti vazhduar ato në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Studimin në piano e zhvilloi me profesorët Selami Ballata, Agron Shujaku, Merita Rexha Tërshana dhe në vitin 2011 fitoi titullin Master në Piano Interpretim në Shkup nën drejtimin e Prof. Todor Svetiev. Gjatë këtyre viteve ajo ka marrë pjesë rregullisht në masterkurset e mbajtura nga pianistë të ndryshëm, si dëgjuese dhe pjesëmarrëse aktive. Në vitin 2013 ajo mori pjesë në Accademia Musicale Chigiana në Siena të Italisë drejtuar nga pianistja ruse Lilya Zilberstein. Repertoari i saj përfshinë vepra të epokave të ndryshme të muzikës serioze, por krahas tyre ajo është e hapur të mësojë, të njohë dhe të performojë muzikë kontemporane e posaqërisht vepra nga kompozitorë kosovarë. Ajo është pianiste aktive në skenën e muzikës në Prishtinë ku ka bashkëpunuar me një numër të muzikantëve shqiptar dhe ndërkombëtar, ndër të cilët Lule Ballata (Kosovë) flaut, Sanije Matoshi (Kosovë) mezzosoprano, Blerta Zhegu (Shqipëri) soprano, Rasmus Krøyer (Danimarkë) klarinet, Bülent Evcil (Turqi) flaut, Merita Rexha Tërshana (Shqipëri) piano, Sabine Weyer (Luxemburg) piano, Besa Llugiqi (Kosovë) soprano, Visar Kuqi (Kosovë) violinë, Adelina Paloja (Kosove) soprano etj. Ajo është ftuar të performojë në festivalet më prestigjioze në Kosovë dhe rajon duke përfshirë DAMfest, ReMusica festival, Chopin Fest (Kosovë) dhe Chopinfest e Pianodrom (Shqipëri), Vivo Festival (Mal te Zi), Maqedoninë e Veriut, Slloveni, Beograd e Luxemburg. Ajo luajti dy herë si soliste me Orkestrën Kamertale të Filharmonisë së Kosovës veprën shumë të famshme nga SaintSaens “Karnavali i Kafshëve” nën drejtimin e dirigjentes franceze Nathalie Marin dhe dirigjentit kosovar Edon Ramadani. Gjithashtu, ajo është anëtare e ansamblit të muzikës së dhomës Trio “Entr’acte” me të cilin është paraqitur në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri e Mal të Zi. Vitet e fundit ajo është ftuar rregullisht si pianiste bashkëpunëtore nga Kori dhe Orkestra e Filharmonike e Kosovës si dhe ESMA (Europian Summer Music Academy). Që nga viti 2006-2018 ajo punoi si pedagoge e pianos në shkollën e muzikës ‘Prenk Jakova’ në Prishtinë. Ndërsa si pianiste korrepetitore ajo ka përvojë shumë vjeçare me katedrën e kantos dhe katedrën e harqeve në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku punon në formë të rregullt. Kuarteti Harkor AMATI Kuarteti harkor Amati është një grup i formuar nga viti 2023, i përbërë nga instrumentistet e reja Fjollë Koxha (violin 1), Eliona Raqi (violin 2), Alkesta Gllogjani (violë) dhe Donjeta Cërmjani (violonçelo). Vajzat i ka bashkuar dëshira dhe pasioni i njëjtë për muzikën kamertale. Kuarteti harkor Amati ka synim kryesor të promovojë muzikën klasike dhe bashkëkohore përmes interpretimit të kualitetit të lartë. Kuarteti harkor Amati ka pasur paraqitje në ESMA Academy 2023, në festivalin ndërkombëtar Kamerfest 2023, kanë përfaqësuar Universitetin e Prishtinës në projektin “Ura me tri harqe” 2024, në festivalin Etno Fest 2024 dhe Koncert për nder të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës në Paris, Francë 2024. Kanë shoqëruar edhe artistët e njohur si Sihana Badivuku, Arta Jashari, Adelina Paloja etj. Kuarteti Amati ka mbajtur masterclass me anëtaret e kuartetit harkor Selini si dhe me violonçellistin Bledar Zajmi. Vajzat duan që energjinë pozitive që e posedojnë si kuartet dhe unitetin e tingujve ta përqojnë edhe tek publiku.