ANSAMBLI VOKAL ATTACCA
PrIVocalFest - 6th Edition | A RESOUNDING RETURN

PrIVocalFest - 6th Edition | A RESOUNDING RETURN

A RESOUNDING RETURN ANSAMBLI ATTACCA ADELINA PALOJA, soprano (KOSOVË) ELONA SADIKU, soprano (KOSOVË) ISMET VEJSELI, tenor (MAQEDONIA E VERIUT) HAJRULLAH SYLA, dirigjent (KOSOVË) PROGRAMI Jake Runestad NER NER Erick Whitacre THIS MARRIAGE Ola Gjeilo UBI CARITAS Hajrullah Syla DIMËR ELONA SADIKU, soprano Kate Rusby UNDERNEATH THE STARS Nathaniel Brenner and Marrill Garbus arr. Kristopher Fulton WATER FOUNTAIN ASTRIT STAFAI, bas gitarë PATRIS BERISHA, perkusione Maari Kallberg KUULIN ÄÄNEN ELONË SADIKU, soprano YLBERINË AVDYLI, soprano BULZA HAVOLLI, soprano DEA XHEMAILI, mexosoprano ANDRRA REXHEPI, alt AURORA HYSENI, alt Vasil S. Tole ASAMAN ISMET VEJSELI, tenor ANDI DURAKU, piano Ēriks Ešenvalds MY SONG ANDI DURAKU, piano Ola Gjeilo NORTHERN LIGHTS Jake Runestad WE CAN MEND THE SKY ADELINA PALOJA, soprano PATRIS BERISHA, perkusione ____ ADELINA PALOJA, soprano Adelina Paloja, sopranoja e mirënjohur, ndër zërat më të dalluar operistik të Kosovës, rrugëtimin e saj muzikor e nisi në piano në moshën 6-vjeçare. Studimet për kanto i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Arteve në Prishtinë me prof. Merita Juniku, për të vazhduar studimet pasuniversitare në Universitetin e Shkupit në klasën e prof. Maria Muratovska-Naumovska. Ajo përfundoi studimet pasuniversitare si studente e dalluar me nderime të larta Summa Cum Laude. Gjatë gjithë rrugëtimit të saj akademik, Adelina fitoi vazhdimisht nderime të larta dhe çmime të shumta të para në konkurset e solo këngëtarëve lirik. Ajo iu bashkua Filharmonisë së Kosovës në vitin 2009, duke performuar rregullisht si soliste. Repertori mbresëlënës i Adelinës përfshin role ikonë si Rusalka nga Antonín Dvorák, Violetta në La Traviata nga G. Verdi, Fiordiligi Cosi fan tutte nga W. A. Mozart etj. Ajo ka bashkëpunuar me dirigjentë të shquar dhe ka performuar në festivale dhe skena ndërkombëtare në vende të tilla si Francë, Itali, Shqipëri, Suedi, Maqedoni, Bullgari, Emiratet e Bashkuara Arabe - Abu Dhabi, Mbretëria e Bashkuar, Holandë, Greqi. Këtë vit ajo u specializua në një vit akademik në tekniken e interpretimit, specialim ne bel canto në Filarmoninë Ettore Pizzoli me Maestro Carmen SANTORO. Udhëtimi i jashtëzakonshëm i Adelina Palojës e ka çuar atë të performojë në vende ikonike si Vatikani dhe Panteon në Romë, së bashku me Korin Ndërkombëtar të Operas dhe Orkestrën Sinfonica Romana. Ajo ka kontribuar edhe në menaxhimin artistik të Filharmonisë së Kosovës. Është ligjëruese në Fakultetin e Arteve, Departamentin e Artit Muzikor të Universitetit Haxhi Zeka të Pejës dhe në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëron lëndën kryesore të solo këndimit. ____ ELONA SADIKU, soprano Shkollën fillore dhe të mesme të muzikës i përfundoi në Gjilan. Diplomoi në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Arteve, Dega e Arteve Muzikore, drejtimi Solokëndim. Qysh në moshë të hershme dallohet talenti i saj për këndim, ku për herë të parë, për ta përfaqësuar shtetin e Kosovës udhëtoi në Festivalin Ndërkombëtar IFLC në Gjermani, Belgjikë, Senegal, Kazakistan e në Rumani, aty ku rrëmbeu medaljen e bronztë si soliste nga shumë shtete pjesëmarrëse nga e gjithë bota. Pothuajse qe dy vite ajo është pjesëtare e Korit të Filharmonisë së Kosovës duke performuar shumë vepra vokale e vokalo-instrumentale. Elona u paraqit si soliste në shumë koncerte kombëtare të organizuara nga Opera e Kosovës, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, etj., si dhe ato ndërkombëtare, ku veçohet performanca e saj solistike në sallën e Filharmonisë së Berlinit së bashku me korin Siparantum. Ajo është fituese e garave të solokëndimit “Stojan Stojanov Gancev” 2022 në Zagreb, Kroaci. Përveç këndimit Elona fitoi çmimin e parë në garat e solfezhos ArsKosova si dhe performoi në shumë koncerte në instrumentin e saj të dashur pianon për vite me rradhë e poashtu kompozoi shumë këngë për fëmijë. ____ ANSAMBLI VOKAL ATTACCA Ansambli ATTACCA është themeluar në vitin 2012, me iniciativë të kompozitorit dhe dirigjentit Hajrullah Syla. Ky ansambël përbëhet nga 16 vokalist profesionist dhe korepetitor. Ansambli Attacca koncertin premierë e realizoi në muajin Prill të vitit 2012, ku u paraqit me një program, që përfshiu epoka të ndryshme stilistike, duke filluar nga Renesanca e deri te ato moderne- bashkëkohore, përfshirë kompozitorët shqiptarë dhe ata të huaj. Deri më tani Ansambli Attacca, që nga themelimi i tij ka pasur disa koncerte solistike të suksesshme në vendin tonë. Në nëntor të vitit 2012 ka qenë i ftuar nga Filharmonia e Kosovës, në hapjen e koncertit të rregullt të Korit të Filharmonisë së Kosovës, gjithashtu ka pasur edhe bashkëpunime të tjera po me këtë institucion. Ansambli Attacca është paraqitur në Festivale të ndryshme në Kosovë si :Re Musica, DAM Festival, PrIVocalFest etj. poashtu ka qenë i ftuar edhe nga disa Festivale ndërkombëtare si: Skopje Summer-Maqedoni, Primorsko-Bullgari etj.. ____ HAJRULLAH SYLA, dirigjent Në vitin 2014 Syla përfundoi studimet në kompozim dhe në vitin 2017 përfundoj studimet për dirigjim pranë Universitetit të Prishtinës. Si kompozitor dhe dirigjent është paraqitur në vende të ndryshme si: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Gjermani, Francë, Itali, Bullgari, Turqi, Belgjikë, Lituani, Britani e Madhe, USA etj. Ai gjithashtu është paraqitur si dirigjent me Orkestra të ndryshme si: Filharmoninë e Kosovës, Orkestrën e të Rinjëve të Kosovës, Orkestrën kamertale “Rexho Mulliqi”, Orkestrën Harkore “Tadenus” etj… Në shkurt të vitit 2021 Syla mbajti një koncert tejet të suksesshëm me Ansamblin Vokal te Filharmonisë së Kosovës, ku pas kësaj paraqitje Syla morri ftesë nga selektuesit e festivali prestigjioz “Vera e Ohrit”, festival ky që këtë vit shënoi edicionin e 61-të, Syla në këtë festival u paraqit si dirigjent me Korin e Filharmonisë së Kosovës ku morri vlerësime të larta si një koncert shumë i sukseshëm nga kritika e festivalit. Syla është fitues i disa çmimeve brenda dhe jashtë vendit si: Ministria e Kulturë për veprat Fog in the Forest 2021, Ubi Caritas 2020; Duo for Violin and Cello, Druskomanija 2018 në Lituani; në vitin 2015 ai ishte fitues i Berlin Auditions 2015 që organizohet nga Spectrum Concerts, ku në vitin 2016 dy nga veprat e Sylës janë interpretuar në Berliner Kammermusiksaal, Fantasie për solo klarinet in Bb dhe Lotët e Nënës për ansambël kamertal etj. Ai ka mbajtur masterklase me dirigjentë të njohur si: Toshio Yanagisawa, Rene Gulikers, John Armstrong, Nathalie Marin etj… gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në ACDA Konferencë në USA, EAS Konferencë në Lituani dhe është fitues i dy bursave nga MM-University – USA. Në vitin 2018 Syla themeloi festivalin e muzikës vokale PrIVocalFest, që njëherit është festivali i vetëm që i dedikohet muzikës vokale në Kosovë. Në vitin 2012 Syla ka formuar Ansamblin vokal Attacca, i përbërë nga 16 vokalist. Që nga viti 2012 ai kryen detyrën e asistent – dirigjentit në Filharmoninë e Kosovës, gjithashtu nga viti 2019 është pjesë e Orkestrës Frymore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.