PrIVocalFest - 6th Edition | KOSOVO PHILHARMONIC
KORI DHE ORKESTRA E FILHARMONISË SË KOSOVËS - KORI I PËRZIER I SELANIKUTData: 06/10/2023 Ora: 20:00 Lokacioni: KLAN ARENA - PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS Book Now
PrIVocalFest - 6th Edition | KOSOVO PHILHARMONIC
KORI DHE ORKESTRA E FILHARMONISË SË KOSOVËS KORI I PËRZIER I SELANIKUT BESA LLUGIQI, soprano (REPUBLIKA E KOSOVËS) ALBANE CARRERE, mexosoprano (FRANCË) PABLO KARAMAN, tenor (ITALI) JULIAN KONSTANTINOV, bariton (BULLGARI) MARY KONSTANTINIDOU, dirigjente (GREQI) PROGRAMI Giaochino Rossini STABAT MATER STABAT MATER DOLOROSA CUJUS ANIMAM QUIS EST HOMO PRO PECCATIS EJA, MATER SANCTA MATER FAC UT PORTEM INFLAMMATUS QUANDO CORPUS MORIETUR IN SEMPITERNA SAECULA. AMEN ____ BESA LLUGIQI, soprano Sopranoja e njohur nga Kosova, Besa Llugiqi u lind në Prishtinë (1986). Në vitin 2013 fitoi çmimin “Grand Prix” në Konkursin Ndërkombëtar “Elena Nikolai” në Bullgari. Që në fillim, audienca në vende të ndryshme u mahnit nga zëri i saj i kultivuar, ndjenja e lindur për linjën muzikore dhe legaton natyrale. Pas debutimit të saj operistik në Teatrin Kombëtar të Operës në Tiranë (Shqipëri) me rolin e Liu nga "Turandot" (Puccini) në vitin 2011, ajo mori angazhime në teatro të ndryshme të operës dhe festivale të njohura ndërkombëtare. Besa u shfaq në skenë me rolin e Donna Elvirës - "Don Giovanni" (Mozart), Laurettës - "Gianni Schicchi" (Puccini), Mimisë - "La Boheme" (Puccini) dhe Lucias - "Lucia di Lammermoor" (Donizetti), Violetës - "La Traviata" (Verdi), Lius - "Turandot" (Puccini), Thais - "Thais" (Massenet) dhe Inesit - "L'Africaine" (Meyerbeer). Ka interpretuar edhe "Messe in A" nga Franck, "Requiemin" e Faures, Mozartit dhe Verdit. Ajo interpretoi dhe bashkëpunoi me shumë shtëpi operash dhe orkestra si: Opera Baltike në Gdansk, Filharmoninë e Sofjes, Operën Shtetërore të Stara Zagoras, Operën Shtetërore e Burgasit, Orkestrën Simfonike Mbretërore të Bangkokut, Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut, Filharmoninë e Kosovës etj. Në vitin 2019 ajo debutoi në rolin e Inesit në "L' Africaine" (Meyerbeer) ku pati rastin të punojë me regjisoren Vera Nemirova në një bashkëpunim me Deutsche Oper Berlin. Besa ka studiuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë te prof. Ahmet Dërguti dhe ka vazhduar studimet master te prof. Maria Muratovska në Fakultetin e Artit Muzikor në Shkup. Që nga viti 2012 ka punuar me këngëtaren e njohur Christina Anghelakova nga Sofja dhe tani mentore e saj është Danusa Luknisova. ____ ALBANE CARRÈRE , mexosoprano E vlerësuar për "zërin e saj si kameleoni" (France Musique, shkurt 2023), mexosopranoja franceze Albane Carrère është po aq e pranishme në sa në produksionet kryesore operistike po aq edhe projekte të muzikës kamertale. E lindur në Vjenë (Austri), ajo studioi sociologji, më pas për këndimin në Konservatorin Mbretëror të Muzikës në Bruksel, përpara se të shfaqej rregullisht si soliste në festivale të ndryshme evropiane dhe në skenat e teatrit të operës në Francë, Belgjikë dhe Itali me repertori që varion nga Baroku në atë bashkëkohor. Ajo së fundmi interpretoi Cherubino në Teatrin e Champs-Elysées në Paris, Carmen në Teatro Bellini di Catania, rolin kryesor të Gruas në premierën botërore të Jean-Luc Fafchamps “A është ky fundi?” në Théâtre Royal de la Monnaie në Bruksel dhe Idamante në Idomeneo të Mozartit në Opera Grand Avignon. Midis disqeve të saj, Still Schubert i regjistruar me Alfama Quartet fitoi “Octaves de la musique classique 2020”. Këtë sezon, ajo do të shfaqet në L'Enfant et les sortilèges të Ravelit dhe Madama Butterfly në Shtëpitë e Operëss Avignon dhe Tours dhe në Festivalin Aix-en-Provence. ____ PABLO KARAMAN, tenor Tenori italo-argjentinas ka studiuar kompozicion dhe dirigjim orkestral në Universitetin e Cordoba-s në Argjentinë. Teknikën vokale e ka perfeksionuar me mjeshtrit Marcello Giordani në Itali, Bill Schuman në Nju Jork dhe u përzgjodh për masterklase nga Montserrat Caballe. Ndër shfaqjet e tij më të paharrueshme janë pjesët kryesore në “La Boheme”, “Lucia di Lammermoor”, “Rigoletto” dhe “La Traviata” dhe kjo në teatrot kryesore nëpër Evropë, Amerikë dhe Azi. Një nga pikat kulmore të karrierës së tij është regjistrimi i operës “Madame Sans-Gêne” nga Giordano me Orkestrën e Radio Francës në Festivalin e Montpellier-it. Krahas Andrea Bocellit, Ennio Morricones, Zuccheros dhe Jeff Beckut, Karaman performoi në koncertin “Luciano's Friends” në “Teatro Comunale Luciano Pavarotti” në Modena. Në transmetuesin kombëtar italian, ai u shfaq në programin televiziv “Mettiamoci all'opera” në Rai Uno, ku u shpërblye me çmimin e parë të garës dhe një bashkëpunim me Fondacionin “Luciano Pavarotti”. ____ JULIAN KONSTANTINOV, bas Julian Konstantinov u lind në Sofje të Bullgarisë. Ai u diplomua në Akademinë Muzikore të Sofjes dhe bëri debutimin e tij në Operën e Sofjes në vitin 1992, si Don Basilio nga opera “Berberi i Seviljes” (G. Rossini). Në vitin 1996 fiton çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar për këngëtarë të rinj operistik “Boris Christoff”. Julian Konstantinov ka kënduar në shtëpitë më të mëdha të operës në mbarë botën - La Scala - Milano, Metropolitan Opera - New York, Vienna Staadsoper, Covent Garden, Opera Bastille - Paris, Liceo Barcelona, Teatro Colon, Maggio Musicale Firenze, Opera di Roma, Tokio, Salzburg Festspiele, Teatro Real Madrid, Bayerische Staatsoper - Mynih, Deutsche Oper - Berlin dhe shumë të tjera. Ai ka kënduar me dirigjentët më të mëdhenj të operës si Claudio Abbado, Ricardo Muti, Zubin Meta, Ricardo Chailly etj. Repertori i tij përfshin disa nga rolet më të mëdha të basit nga Verdi si: Filippo Secondo, Attila, Simone Boccanegra, Don Giovanni, Zaccaria, Padre Guardiano, Jérusalem, Requiem dhe gjithashtu nga Boris Godunov, Mephistopheles, Princi Igor, La Juive, Puritani etj. Konstantinov gjithashtu ka bërë incizime për shtëpi prestigjioze si EMI, RAI dhe Nightingale. ____ MARY KONSTANTINIDOU, dirigjente E lindur në Selanik, studimet i mbaroi në Shkollën Shtetërore të Muzikës në Selanik, e diplomuar për piano dhe dirigjim koral. Vazhdoi studimet me Peter Erdei, Hungari; Dimitris Agrafiotis, Greqi dhe Titner, Londër. Bashkëpunoi me Operën Kombëtare të Greqisë, Festivalin Grek, Teatrin Kombëtar të Greqisë së Veriut, Operën e Selanikut, Orkestrën Simfonike Shtetërore të Selanikut, Orkestrën Simfonike të Qytetit të Selanikut, Orkestrën Shtetërore të Athinës, Orkestrën Simfonike Kombëtare ERT, si dhe me Sallën e Koncerteve të Selanikut, Sallën e Koncerteve të Athinës në më shumë se 24 produksione të Οperas dhe 50 Οratorios. Ajo performoi në koncerte të muzikës kamertale në Amerikë dhe Kanada, përfaqësoi Bashkinë e Selanikut në B’New Artists Biennale Barcelona dhe regjistroi në ERT3_TV dhe radio programin Third. Ajo ka dirigjuar në shumë vende, si Budapest, Pragë, Stokholm, Salzburg, Venecia, Vjenë, Stamboll, Tampere, Tiranë, Romë, Shën Petersburg, Langollen. Fitoi çmimin “B” në konkursin Ndërkombëtar të Dirigjentëve të Korit të Rinj, Pragë, 1995. Konstantinidou, udhëheq Korin Miks të Selanikut që nga themelimi i tij; ndër shumë çmime të fituara ata kanë marrë një medalje ari, dy argjendi dhe tre bronzi në garat ndërkombëtare të Athinës, Romës dhe Langollen. Ka drejtuar, për një periudhë të gjatë, koret: Thermaikos, North College, Alumni Anatolia, Music College, Shkolla Shtetërore e Muzikës së Selanikut dhe Akademia Verore e Pragës. ____ ORKESTRA E FILHARMONISË SË KOSOVËS Orkestra e Filharmonisë së Kosovës u themelua pas luftës së fundit në Kosovë në vitin 2000 me iniciativë të disa muziktarëve të dalluar kosovar. Fillimisht si ansambël harkor e më vonë si orkestër kamerale, Filharmonia e Kosovës paraqet padyshim vazhdimësinë e punës së ish-Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit të Prishtinës (themeluar më 1975), veprimtaria e së cilës u shua me dhunë nga regjimi serb në vitin 1990. Pas konsolidimit të institucioneve shtetërore të Kosovës, Filharmonia e Kosovës kalon në përkujdesje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës ka realizuar një varg koncertesh simfonike dhe atyre operistike në kuadër të sezoneve koncertale vjetore. Në programet e orkestrës janë prezantuar veprat e kompozitorëve botërorë dhe atyre shqiptarë të të gjitha orientimeve stilistike. Me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës koncertuan solistë si: Pavel Vernikov – violinë, Kevin Kenner – piano, Inva Mula – soprano, Tedi Papavrami – violinë, Sihana Badivuku – violinë, Ermonela Jaho – soprano, Venera Kajtazi – flaut, Petrit Çeku – kitarë, Kian Soltani – violonçel, Segei Nakariakov – trumbetë, Giovanni Bellucci – piano etj. si dhe dirigjentët: Maxim Vengerov, Bahri Çela, Pavle Deshpali, Bujar Llapaj, Toshio Yanagisawa, Li Fi Fi, Rafet Rudi, Claudio Buchler, Rene Gulikers, Alexander Prior, Robert Lehrbaumer, Antoine Marguier etj. Me 3 shtator 2016, Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës u prezantuan në koncertin e organizuar në nderim të Nënë Terezës në Vatikan, në vigjilje të shenjtërimit të saj. Përveç paraqitjeve në vend, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës ka koncertuar në Zvicër, Francë, Portugali, Turqi, Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Japoni. ____ KORI I FILHARMONISË SË KOSOVËS Kori i Filharmonisë së Kosovës është ansambël profesional me 50 këngëtarë, vazhdimësi e Korit Profesional të Radio Televizionit të Prishtinës, i cili zhvilloi veprimtarinë në vitet '80 nën drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi. Puna e Korit u ndërpre në vitin 1990 pasi Radio Televizioni i Prishtinës u mor me dhunë në kontrollin e regjimit serb, ashtu sikurse gati të gjitha institucionet e tjera të Kosovës. Pas rithemelimit më 2003, tanimë si pjesë e Filharmonisë së Kosovës, Kori mori reputacionin e një prej koreve më të shquara në rajon. Përveç veprave kryesore korale nga baroku deri te romantizmi, repertori i gjerë i Korit shtrihet edhe në muzikën bashkëkohore (A. Pärt, E. Whitacre, O. Gjeilo, Ē. Ešenvald, V. Tormis, etj.). Koncertet në vitet e fundit kanë përfshirë gjithashtu interpretimin e meshave dhe të oratoriove nga krijimtaria e kompozitorëve si: Mozart, Monteverdi, Bach, Vivaldi, Beethoven dhe Haydn. Kori gjithashtu ka interpretuar vepra të komisionuara, kryesisht nga kompozitorë kosovarë. Ndër vite, Kori i Filharmonisë së Kosovës është prezantuar në disa skena dhe monumente historike të rëndësishme: Qendrën Kulturore Belem (Lisbonë-Portugali, 2023), Katedralen “St. Louis des Invalides” (Paris-Francë, 2019), Teatrin “White Rock” (Hastings-MB, 2018), Bazilikën e “Shën Palit” (Romë-Itali, 2016), Amfiteatrin e Durrësit (Durrës-Shqipëri, 2015), Bazilikën Eufrazijana (Poreç-Kroaci, 2007) etj. Kori i Filharmonisë ka bashkëpunuar edhe me dirigjentë mysafirë si: Marko Vatovec dhe Damijan Močnik (Slloveni), Marcio da Silva (Brazil / Mbretëri e Bashkuar) dhe Ko Matsushita e Toshio Yanagisawa (Japoni). Me veprimtarinë e tij, Kori ka kultivuar vazhdimisht traditën e këndimit koral në Kosovë, e pranishme në vend që nga viti 1945. ____ KORI I PËRZIER I SELANIKUT Kori i përzier i Selanikut u formua në vitin 1987, udhëhequr nga dirigjentja Mary Konstantinidou. Ky kor përbëhet nga 50 anëtarë të moshave 20-40 vjeç, muzikantë ose studentë të muzikës dhe mbulon një gamë të gjerë repertori duke përfshirë vepra nga periudha e rilindjes, periudha klasike dhe romantike, vepra nga muzika bashkëkohore, oratorio dhe mesha, opera dhe mjuzikle, vepra bizantine, muzikë dhe kompozitorë grek. Kori i përzier i Selanikut ka marrë pjesë shumë herë në Festivalin Dimitria, në Sallën e Koncerteve të Athinës dhe Selanikut, në Operën Kombëtare Greke dhe Teatrin Antik Herod Atticus, në Festivalin Grek të Athinës dhe Ditët Ndërkombëtare të Muzikës të Selanikut, në Teatrin Antik të Efessos, në bashkëpunim me orkestra shtetërore greke dhe të huaja në Opera dhe Oratorio. Ky kor ka mbajtur shumë koncerte në Spanjë, Romë, Vjenë, Hungari, Pragë, Londër, Walles, Finlandë dhe Turqi, ku është vlerësuar me medalje ari, argjendi dhe bronzi në konkurset ndërkombëtare të Athinës, Romës dhe Llanngollen. Gjatë vitit 1997 kori ka marrë pjesë në kryeqytetin kulturor të Europës me shumë koncerte të shfaqjeve të para të kompozitorëve bashkëkohorë nga Greqia dhe jashtë vendit, prodhime televizive dhe radiofonike dhe gjatë vitit 2000 ka marrë pjesë në kryeqytetin kulturor të Pragës me vepra të kompozitorëve çek. Që nga viti 1993 ky kor bashkëpunon me Orkestrën Simfonike të Bashkisë së Selanikut dhe me Orkestrat shtetërore të Athinës dhe Selanikut. Gjatë viteve 2000-2008 kori ka marrë pjesë në 18 produksione operistike në Megaron Music Hall të Selanikut. Si pjesëmarrës në Olimpiadën Kulturore 2004, kori u mbështetet nga Ministria e Kulturës. Mary Konstantinidou ka lindur në Selanik dhe është diplomuar në Konservatorin Shtetëror të Selanikut. Ajo studioi me z. Erdei në Hungari dhe z. Titner në Pragë. Ka pasur shumë koncerte në Greqi, SHBA, Kanada, Spanjë, Stokholm, Pragë, Vjenë dhe Budapest. Ajo është dirigjente e Korit të përzier të Selanikut që nga themelimi I tij.