CEYLAN TACI, vokal - ASTRIT STAFAI & Friends
PrIVocalFest - 6th Edition | ZËRI RRËNJËVE

PrIVocalFest - 6th Edition | ZËRI RRËNJËVE

ZËRI I RRËNJËS CEYLAN TACI, vokal (BELGJIKË) ASTRIT STAFAI & Friends ASTRIT STAFAI, gitarë (REPUBLIKA E KOSOVËS) ADOREL HAXHIAJ, violonçello (SHQIPËRI) XHEMIL GJINI, perkusione (REPUBLIKA E KOSOVËS) PROGRAMI Të gjitha këngët janë të krijuara nga Ceylan Taci dhe të aranzhuara nga Astrit Stafai U TUTA KËMBËT MSHILE GOJËN LËKURA RRËNJA KAJTI DAJA MR. PHOTOGRAPH RASHË NË BOKË ____ CEYLAN TACI, këngëtare - kantautore E lindur në Bruksel, me origjinë shqiptare, Ceylan është e rrethuar nga kultura ballkanike që në fëmijëri. Nëna e saj i transmetoi asaj pasionin për të kënduar dhe për të treguar histori. Përveç rrënjëve të saj muzikore shqiptare, ajo eksploroi ritmet afrikane, xhazin dhe muzikën botërore. Ajo bashkëpunoi me muzikantë belg të skenës së xhazit dhe muzikës botërore. Dashuria e saj për ritmin pasqyrohet në kompozimet e saj, tekstet e saj në shqip, anglisht dhe turqisht zbulojnë një univers shumë personal. « La voix des Racines » / « Zëri Rrënjëve » është një koncert tregimtar, një zgjatim I «Kthehu në rrënjë », projekti i mëparshëm i artistes. Me këtë performancë, Ceylan përcjell audiencën në një hapësirë intime ku ngjall frikën, tabutë, kodet, zgjimin dhe dashurinë, ku e kaluara jehon në të tashmen: « këto histori janë ura mes të shkuarës dhe asaj që ndiej në të tashmen, por ato nuk janë specifike për mua, ato gjenerojnë emocione universale». Bashkëpunimet: Në Kosovë: Arbër Salihu, Drin Tashi, Alzan Gashi për FemArt Festival dhe Poetry for Power; Astrit Stafai: inçizimi i këngës «Rrënjë» (teksti dhe kompozimi nga Ceylan Taci, aranzhimet nga Astrit Stafai), dhe Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Vokale në Prishtinë- PrIVocalFest 2023. Në Belgjikë: Stephan Pougin, Nicolas Hauzeur, Didier Laloy, Pascal Chardome, Marie-Sophie Talbot, Benoît Vanderstraten, Javier Breton, Chrystel Wautier, Raphaëlle Brochet, Mladen Mladenov, François Lourthie, Henri Greindl, Pascale Seydel, Benjamin Clément, Félix Zurstrassen. ____ ASTRIT STAFAI, multiinstrumentist Astrit Stafai rrjedhë nga një familje me traditë të kulturës, artit dhe muzikës. Kur jemi tek tradita atëherë duhet cekur që Astriti është i biri i kompozitorit të mirënjohur mbarëkombëtar prof.Enver Stafës si dhe artistes së madhe të kombit znj.Shahindere Bërlajolli- Stafa. Talenti i Astritit është zbuluar qysh në moshën e re ku është pa interesimi për instrumentet si piano, kitara dhe çiftelia që nga mosha 5 vjeçare, për të vazhduar më tej rrugëtimin e tij muzikor profesional si multiinstrumentist, profesor i muzikës, interpretues i jashtëzakonshëm, aranzhues etj. Astriti kreu shkollën e mesme të muzikës në Maqedoni për të vazhduar më pas studimet Bachelor dhe Master pranë fakultetit të Arteve-DAM në Prishtinë. Ai njihet si virtuoz i jashtëzakonshëm i instrumenteve me tela si dhe njohës i fushës së muzikës në përgjithësi, me një bagazh shumë të madh dhe të larmishëm. Poashtu duhet te theksuar qe ai ka hapur një kapitull të ri sa i përket botës së instrumenteve për arsye se ka implementuar instrumenetet e kulturave botërore duke i gërshetu me ato shqiptare dhe duke sjell koncerte premierë në skenën tonë artistike me instrumentet si lauta, buzuki, udi, kitara, etj. Aktualisht punon si profesor në fakultetin AAB, pastaj është bashkëpunëtor i Filharmonisë së Kosovës, poashtu bashkëpunëtor i Ansamblit Nacional në Maqedoninë e Veriut, gjithashtu dhe me Ansamblin Nacional të Kosovës, punon si instrumentist ne televizion në orkestër dhe si aranzhues. Ka një numër shumë të madh të bashkëpunimeve, koncerteve, performancave, inçizimeve si ato lokale, regjionale dhe internacionale. Gjatë karrierës së tij deri tani ka performuar me formacione të ndryshme muzikore nga ato: klasike, korale, orkestrale, miks orkestër etj, ka koncertuar në vende si: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Francë, Dubai, Katar, Stamboll, Londër, Skotlandë etj. BILETAT 5 EURO Biletat mund të blihen në DEFY THEM