Kori i Filharmonisë së Kosovës & Ēriks Ešenvalds - PrIVocalFest 2022
Kori i Filharmonisë së Kosovës x Ēriks Ešenvalds, conductor - PrIVocalFest 2022Data: 12/10/2022 Ora: 20:00 Lokacioni: Kisha Katolike “Shën Ndou” - Prishtinë, Kosovë Book Now
Kori i Filharmonisë së Kosovës & Ēriks Ešenvalds - PrIVocalFest 2022
PROGRAM Ēriks Ešenvalds STARS ONLY IN SLEEP Adelina Paloja, soprano Mendi Mengjiqi OEIA Thomas Simaku THREE ALBANIAN FOLK SONGS Moj e Bukura More Qenke veshur me të bardha Trëndelinë Vasil S. Tole ÇU MBUSH MALI Melos Buza, piano * * * Ēriks Ešenvalds LEGEND ABOUT A WALLED-IN WOMEN Selvije Marteti, soprano - Elona Sadiku, soprano Ansambli vokal Diellza Sylejmani, alt - Sokol Latifi, tenor Agon Tufa, tenor - Shaban Behramaj, bas - Shqipërim Isufi, bas O SALUTARIS HOSTIAS Shkurte Hykaj, soprano Urta Haziraj, soprano RIVERS OF LIGHT Dea Hamdiu, alt Shaban Behramaj, bariton Patris Berisha, harpë e gojës LONG ROAD Zanë Abazi, flaut MY SONG Melos Buza, piano Dirigjent ĒRIKS EŠENVALDS ———— ĒRIKS EŠENVALDS, kompozitor - dirigjent Ēriks Ešenvalds është një nga kompozitorët më të kërkuar të kohës, mjaft i angazhuar me program dhe seminare me orar të ngarkuar dhe performanca të muzikës së tij të dëgjuara në çdo kontinent. Pas studimeve në Kolegjin Teologjik Baptist Letonez dhe Akademinë Letoneze të Muzikës, ai u bë anëtar i Korit Shtetëror të Letonisë. Në vitin 2011 iu dha pozita dy vjeçare e Fellow Commoner në Artet Kreative në Kolegjin Trinity, Universiteti i Kembrixhit. Që atëherë Ēriks ka fituar çmime të shumta për punën dhe krijimtarinë e tij dhe ka marrë përsipër shumë rezidenca ndërkombëtare duke punuar në muzikën dhe leksionet e tij. Premierat e fundit në skena të mëdha përfshijnë krijimet si Lakes Awake at Dawn për Orkestrën Simfonike të Bostonit dhe Orkestrën Simfonike të Qytetit të Birminghamit, The Pleiades për Grant Park Music Festival Chicago, A Shadow për BBC Proms, Dreams Under Your Feet për Gewandhaus Leipzig, Whispers on Prairie Wind për artistët vokalë të Utah Symphony dhe Salt Lake, St Luke Passion për korin e Radios Letoneze dhe Sinfonietta Riga, Visions of Arctic: Sea për Orkestrën Simfonike Liepāja dhe simfonitë kryesore multimediale Nordic Light si dhe Volcano Symphony, të dyja premierë në Letoni me shfaqje të mëtejshme në mbarë botën. Në vitin 2016 në Operan Kombëtare Letoneze u shfaq premierë opera e Ešenvalds me titull “The Immured” e cila morri vlerësime të mëdha. Kompozimet e tij shfaqen në inçizimet nga Kori i Trinity College Cambridge dhe Polyphony me Sinfonia-Britten në Hyperion, Kori Kamertal Shtetëror në Portland dhe Vasari Singers në Naxos, Kori i Radios Letoneze me Sinfonietta Riga në Ondine, Elīna Garanča me korin e Radios Letoneze në Deutsche Grammophon, grupi i këngëtarëve ORA në Harmonia Mundi, VOCES8 në Decca Classics, The Crossing on New Focus, Kori i Kolegjit Merton të Oksfordit në Delphian dhe Kori i Perëndimit në Universitetin Lutheran të Paqësorit, Kori i Kolegjit Universitar të Dublinit dhe Kori Kombëtar i të Rinjve të Skocisë në Signum, e shumë të tjerë. Ikon Arts–Edition Peters, menaxhon aktivitetet dhe orarin e seminareve të Ēriks Ešenvalds. Krijimtaria e Ēriks Ešenvalds botohet nga Musica Baltica në partneritet global me Edition Peters. ————— KORI I FILHARMONISË SË KOSOVËS Kori i Filharmonisë së Kosovës është ansambël profesional me 50 këngëtarë, vazhdimësi e Korit Profesional të Radio Televizionit të Prishtinës, i cili zhvilloi veprimtarinë në vitet ‘80 nën drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi. Puna e Korit u ndërpre në vitin 1990 pasi Radio Televizioni i Prishtinës u mor me dhunë në kontrollin e regjimit serb, ashtu sikurse gati krejt institucionet e tjera të Kosovës. Gati një dekadë pas rithemelimit më 2003, tanimë si pjesë e Filharmonisë së Kosovës, Kori mori reputacionin e një prej koreve më të shquara në rajon. Përveç veprave kryesore korale nga baroku deri te romantizmi, repertori i gjerë i Korit shtrihet edhe në muzikën bashkëkohore (A. Pärt, E. Whitacre, O. Gjeilo, Ē. Ešenvald, V. Tormis, etj.). Koncertet në vitet e fundit kanë përfshirë gjithashtu interpretimin e meshave dhe të oratoriove nga krijimtaria e kompozitorëve si: Mozart, Monteverdi, Bach, Vivaldi, Beethoven dhe Haydn. Kori gjithashtu ka interpretuar vepra të komisionuara, kryesisht nga kompozitorë kosovarë. Ndër vite, Kori i Filharmonisë së Kosovës është prezantuar në disa skena dhe monumente historike të rëndësishme: Katedralen “St. Louis des Invalides” (Paris- Francë, 2019), Teatrin “White Rock” (Hastings-MB, 2018), Bazilikën e “Shën Palit” (Romë-Itali, 2016), Amfiteatrin e Durrësit (Durrës-Shqipëri, 2015), Bazilikën Eufrazijana (Poreç-Kroaci, 2007) etj. Kori i Filharmonisë ka bashkëpunuar edhe me dirigjentë mysafirë si: Marko Vatovec dhe Damijan Močnik (Slloveni), Marcio da Silva (Brazil / Mbretëri e Bashkuar), Toshio Yanagisawa (Japoni), etj. Me veprimtarinë e tij, Kori ka kultivuar vazhdimisht traditën e këndimit koral në Kosovë, e pranishme në vend që nga viti 1945.