Rreth nesh

“Prishtine International Vocal Festival është festivali i parë i dedikuar ekskluzivisht muzikës vokale në Kosovë.”



Muzika Vokale siç e dijmë është një lloj i muzikës që performohet nga një ose më shumë këngëtarë, qoftë me ose pa shoqërim instrumental (a cappella), por që gjithsesi këndimi (zëri) është në fokusin kryesorë!

E kur jemi te fokusi në përgjithësi i kësaj forme të muzikës, atëherë vendi jonë shquhet në skenat botërore për zërat që ka; ndonëse një vend i vogël, Kosova po vërshon në skenat vokale-operistike me talent dhe zëra të mrekullueshëm, e në të njejtën kohë ky numër i talentëve tanë po rritet çdo herë e më tepër!

Duke e parë kështu numrin e madh të zërave tanë të bukur, vërejmë se pikërisht vendi ynë nuk ka ende një festival që i dedikohet Muzikës Vokale! Mirëpo që nga ky vit e tutje, Kosovës, saktësisht kryeqytetit po i shtohet Festivali që i ka munguar, Festivali i Muzikës Vokale, i cili pritet t’iu bashkangjitet të gjitha Festivaleve që organizohen në Kosovë dhe të plotësojë kështu edhe më shumë muzikën artistike.